Prishtina drejt anëtarësimit në Rrjetin Europian të Qyteteve të Shëndetshme

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Monika Konizka, profesor John Ashton, Adam Tiliouine, si dhe shefen e zyrës së OBSh-së në Prishtinë Ardita Tahirukaj, vizituan sot Komunën e Prishtinës.

Në takim me drejtorët dhe asamblistët e Komunës u diskutua për nisjen e procesit të anëtarësimit të qytetit të Prishtinës në Rrjetin Europian të Qyteteve të Shëndetshme.

Qëllimi është që të ndërtohen lidhje të fuqishme mes Komunës, Ministrisë dhe OBSh-së, ashtu që të bashkëpunohet na vazhdimësi për një mjedis sa më të pastër, dhe për një jetesë sa më të shëndetshme të qytetarëve.

Si projekte konkrete të viteve të fundit, dhe projekte që janë në realizim e sipër e që ndikojnë në ruajtje të mjedisit, u përmendën ngrohja përmes koogjenerimit, si dhe Plani i Qëndrueshëm i Mobilitit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit