“Hendikepi ynë më i madh është se FETO ende ka terren në Ballkan”

Mos i humb

Rektori i Universitetit të Kastamonus në Turqi, Prof. Dr. Seyit Aydin, tha se hendikepi më i madh është fakti që organizata terroriste FETO ende ka terren në Ballkan.

Zv/kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Muferra Sinik, dhe deputeti i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, vizituan rektorin Aydin në Kastamonu.

Aydın gjatë takimit tha se si universitet dëshirojnë që të hapërojnë së bashku me vendet vëllazërore.

Duke theksuar se kanë bërë marrëveshje për bashkëpunim bilateral me disa universitete në Kosovë, ai tha se në Universitetin e Kastamonus gjenden shumë pak studentë kosovarë dhe se dëshirojnë ta rrisin këtë numër.

“Hendikepi ynë më i madh është se FETO ende ka terren në Ballkan. Dyzet vite edhe tek ne thanë ‘tolerancë’, por martirizuan popullin tonë duke e bombarduar atë. Të njëjtën do ta përjetojnë edhe ato nëse nuk marrin masa dhe nuk na ndihmojnë”, tha Aydin.

Ndërkaq, Sinik tha se dëshirojnë që të rritet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kastamonus.

Ajo tha se mes Kosovës dhe Kastamonus ka shumë pika të përbashkëta, duke shtuar se gjatë vizitës së tyre kanë pasur mundësi të bisedojnë për zhvillimin e marrëdhënieve, investime dhe programe universitare./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit