Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren Elina Kombi

Mos i humb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elina Kombi.

Shkak për shkarkimin e gjyqtares ishin problemet me pasurinë dhe paaftësia për të justifikuar me burime të ligjshme atë.

KPK konstatoi pamundësi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 69 m2 në Pogradec. Nga hetimi ka rezultuar se apartamenti është përfituar në vitin ’99 nëpërmjet privatizimit nga subjekti, bashkëshorti dhe prindërit e tij si familje e pastrehë në shumën 550 mijë lekë, vlerë për të cilën relatorja Suela Zhegu sqaroi se ka rezultuar balancë negative në shumën 151 mijë lekë.

KPK konstatoi balancë negative edhe për ndërtimin e një shtese me sipërfaqe totale 104 m2 në dy kate, një prej të cilëve papafingo. Sipas Zhegut, deklarimi i shtesës është kryer pranë ALUIZNI-t në vitin 2005 dhe për këtë arsye është llogaritur mundësia e investimit në 2004-ën. Ajo sqaroi se subjekti nuk ka deklaruar kursime cash në vitet 2003 dhe 2004 dhe për rrjedhojë nga analiza financiare është konstatuar pamjaftueshmëri burimesh në shumën 5.5 milionë lekë, për të cilën i është kaluar barrë prove.

Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit