“Tregoni kartën e identitetit”, si nisi konflikti në hotel që për pak përfundoi në vrasje

Mos i humb

Një ngjarje e rëdnë është parandaluar në Tiranë, ku një 30-vjeçar tentoi të vriste pronarin e një hoteli pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë ka arrestuar edhe parteneren e tij, e cila ndodhej në vendin e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Selita është konfliktuar fillimisht me recepsionistin e hotelit pasi ai nuk e ka lejuar vajzën të futet në hotel pa i dhënë një kartë identiteti. Më pas në konflikt janë përfshirë edhe pronarët çka ka sjellë edhe përshkallëzimin në përdorimin e armëve të zjarrit.

Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu shtetasit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici,  shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhen në ndihmë gjate konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.

Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

E.D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit