“Nuk mjafton kjo mori e pafundme të dhënash të shtypit botëror dhe shqiptar, publikimi i vendimit të gjykatës së SHBA për hetimin e Ramës dhe qeverisë, etj. Por duhej të gjente Gaz Bardhi akt padinë që ta lexonte skapi i partisë.

Kishte një mënyrë, drejtësia duhet të fliste me forcën më të madhe, por përkundrazi, drejtësia është pjesë e kësaj dosje.

Kjo pasi Mcgonigal drekonte e darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Balla, por takohej me gjykatës dhe prokurorë, merrej dhe me vetting, ku të dëshironte Edi Rama. A përfundoi me këto përpjekja e Ramës për asgjësimin e opozitës? jo! Rama nuk njeh asnjë lloj norme. Njeh vetëm një parim, frikën. Frikën, frikën dhe vetëm frikën.

Kësaj here duhet të trembet shumë nga shqiptarët, pasi ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.”, tha ai.

Berisha ‘zbërtheu’ ndër të tjera dhe deklaratën e Ramës për këtë çështje, që sipas tij ishte kod i heshtjes.
“Një kriminel si ky është vështirë që ta imagjinosh në politikë. Rama kishte në qoftë se për arsye të sigurisë kombëtare ai do të duhet të bënte një transparencë për paratë e përdorura nga Basha, kishte rrugë ligjore kushtetuese, që ishte prokuroria shqiptare dhe DASH, apo FBI. Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me SHBA-të. Hetimi mund të behej i plotë. Ai nuk ishte këtu, kishte një qëllim tjetër, të merrte peng siç e mori ish-kryetarin e PD për rrjedhojë PD-në. Tre persona kanë heshtur deri më sot me kodin e heshtjes, ky është Edi Rama. Siç e dini beri vetëm sqarimin se pasi një herë u përpoq ta injoronte, filloj të flasë për kazanë e Big Brother, sqarimi i vetëm është se e ka pasur në anglisht dhe jo në shqip; e kam mik dhe do e kem McGonigal pavarësisht se ça bën drejtësia atje. Në kod ishte; mos fol se nuk do të flas. Pastaj ishte një lehtësi, Nuk foli Lulzim Basha, dhe kur foli, foli me kod. Se përmendi dot as emrin e Ramës, pengmarrësit dhe as të Mcgonigal. Shikoni se çfarë luhet në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Nuk foli guvernatorja Kim e cila në raport me opozitën është një Mcgonigal me fustan.”, theksoi ish-kryeministri.