Protesta e 8 janarit, PD: Berisha, ideatori dhe urdhëruesi i dhunës

Mos i humb

TIRANE– Partia Demokratike ka reauar sërish në lidhje me protestën e 8 janarit, që u shoqërua me akte dhune.

Selia blu thotë se Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe se kërkonte që “mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij”.

Ndër të tjera thuhet se edhe ata që qëndrojnë krah tij, përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! Ne kemi zgjedhur të ardhmen”, thuhet në reagimin e PD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit