Protesta e opozitës, Policia ndalon 2 shtetas për akte dhune dhe shkatërrim prone

Mos i humb

Policia e Tiranës ka ndaluar edhe dy shtetas të tjerë të cilët akuzohen për akte dhune dhe shkatërrim prone, gjatë protestës së opozitës më 7 tetor.

Gjithashtu Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së rendit publik si dhe një shtetas të mitur 17 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 7 tetor ndaloi shtetasin S. B., 49 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Si dhe shtetasin G. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Gjithashtu, Policia e Tiranës nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 68 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, M. T., 24 vjeç, dhe një shtetas të mitur 17 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit