Psikologët mbesin pa punë për “fajin” e Ministrisë së Shëndetësisë

Mos i humb

BenQ Digital Camera

Nga data kur u pezullua licencimi nga Oda e Mjekëve, për psikologët klinik në mes të muajit Janar, meqë sipas odës ata nuk i takojnë nivelit mjekësor, prej atëherë e deri tani kur jemi në muajin Shtator, asnjë psikolog klinik nuk është pajisur me licencë.

Pavarësisht faktit se secili psikolog i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, për tu pajisur me licencë, ata tash 9 muaj mbesin në pritje të licencës, të indinjuar me burokracinë e tepruar të institucioneve relevante.

Ndryshe, secili prej 40 psikologëve të cilët janë në pritje të licencës, të gjithë iu kanë nënshtruar  provimit profesional, por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka lëshuar asnjë licencë, edhe përkundër insistimit të tyre të pareshtur që të marrin licencat e tyre të merituara.

Redaksia e KosovaPost, ka kontaktuar me disa nga psikologët të cilët tash gati një vit presin për tu pajisur me licencë profesionale për të kuptuar më shumë detaje pse po neglizhohet dhënia e licencave, ndërsa ata shprehen të indinjuar për burokracinë e tepruar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata theksojnë se mos lëshimi i licencave po i pengon në ushtrimin e profesionit tyre që e kanë fituar me djersë e mund  e vite të tëra, ndërsa MSH-ja, as nuk e qanë kokën pse psikologët nuk mund të lidhin marrëdhënie pune për shkak të mos marrjes së licencës.

Psikologja klinike. V.U, thotë për Kosova Post se provimeve për marrjen e licencës si psikologe klinike iu ka nënshtruar me 12 shkurt të këtij viti, dhe  ajo ende nuk ka marrë licencën, ndërsa arsyetimet nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë qenë asnjëherë të bindshme, duke e hedhur përgjegjësinë tek Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët nuk kanë dashur ti trajtoj psikologët si pjesë e saj.

Këtë përjashtim të psikologëve nga Oda e Mjekëve të Kosovës e konfirmojnë edhe psikologët që janë  përjashtuar nga kjo odë, ndërsa konfirmojnë se ky problem është zgjidh, meqë ata tashmë janë anëtarësuar tek Oda e Infermierëve të Kosovës, sipas ligjit në fuqi.

Mirëpo, edhe përkundër tejkalimit të problemeve me Odën e Mjekëve, psikologët kanë hasur në burokracinë e institucionit më të lartë, Ministrisë së Shëndetësisë e cila si duket nuk merret fare me këtë problem.

Psikologët nga halli kanë bërë çmos për ta kërkuar të drejtën e tyre, siç thonë ata nuk kanë lënë derë pa trokitur kudo në institucionet relevante, madje kanë takuar personalisht edhe këshilltaren e ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila iu ka premtuar se kjo çështje do të rregullohet, por nuk ka pasur as edhe një lëvizje në këtë drejtim.

Poashtu ata bëjnë të ditur se janë takuar edhe me ministrin Uran Ismajli i cili i kishte pranuar me shumë dashamirësi, derisa atë kohë ai iu kishte premtuar se do ta zgjidhte problemin, por si duket premtimet e dhëna i Ismaili i ka harruar apo edhe nuk është marrë fare me atë problem të kamotshme të psikologëve, të cilët gati një vit mbesin pa licenca e besa edhe pa punë meqë nuk i pranon askush pa dokumentin profesional valid institucional, shkruan Kosova Post.

Kosova Post, është interesuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë për çështjen e licencave të psikologëve, ndërsa kanë marrë përgjigje se gjithçka është vonuar për shkak të Odës së Mjekëve të Kosovës e cila i ka larguar ata nga lista e anëtarësisë me arsyetimin se ata nuk janë kategori e mjekëve.

“Provimet janë duke u mbajtur, ndërsa licencat ende,  jo derisa të tejkalohen disa çështje rreth përfaqësimit të psikologeve në odat profesionale, pasi Oda e Mjekëve nuk i trajton ata si pjese të saj”, thuhet në përgjigjen e Divizonit të Komunikimit me Publikun i Ministrisë së Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit