Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar sërish për skandalin sipas saj të kryer me provimin e vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar duke iu kundërpërgjigjur ministres Kushi e cila paralajmëroi një padi kundër saj.
Vokshi shkruan se e mirëpret padinë e saj e cila zgjodhi të mos mbrojë mësuesit por abuzuesit.
Postimi
Në vend që të kërkojë ndjesë mësuesve e të marrë masat për këdo që ka nxjerrë tezat e provimit në emër të saj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, merr në mbrojtje shkelësit e ligjit e më kërcënon me padi në gjykatë.
E mirëpres padinë e Ministres Kushi, do ishte e pesta në rradhë pas padive të Edi Ramës, Erjon Veliajt, Taulant Ballës…
Znj. Ministre, mësues të ndershëm, të cilëve ju dhimbset arsimi denoncuan një veprim skandaloz që duhej ndalur. Kishit rastin të distancoheshit nga ai, duke i kërkuar ndjesë cdo mësuesi që hyn në këtë provim e duke vënë para përgjegjësisë cdokënd që shkel ligjet, procedurat e rrjedhimisht edhe barazinë në një test të tillë të rëndësishëm duke favorizuar militantë partie, miq, patronazhistë etj etj.
Ju zgjodhët të mbronit shkelësit e abuzuesit e jo mësuesit. Zgjodha të mos i publikoj tezat me shpresën e një reagimi ndryshe nga ana juaj.
Por tani jam e gatshme t’i dorëzoj ato në gjykatë. Shihemi në gjykatë Evis Kushi.


