Pulat e ngrira nga Brazili me koronavirus, thonë autoritetet kineze

Mos i humb

Autoritetet në qytetin jugor kinez të Shenzhen, thonë se disa krahë pule të ngrira të importuara nga Brazili kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Krahët e pulës u testuan nga autoritetet lokale shëndetësore si pjesë e kontrollit rutinë që i bëhet ushqimeve të importuara.

Qeveria lokale e Shenzhen tha se personat që kishin kontakt me mallin e infektuar kanë rezultuar negativ.

Një ditë më parë, media shtetërore kineze raportoi se koronavirusi ishte gjetur në qytetin lindor të Wuhu në paketimin e karkalecave të ngrirë të importuara nga Ekuadori raporton BBC.

Të dyja rastet kanë ngritur alarm dhe frikë se dërgesat e kontaminuara ushqimore të importuara nga jashtë mund  të shkaktojnë shpërthime të reja të Covid-19.

Autoritetet shëndetësore në Shenzhen thanë se qytetarët duhet te kenë kujdes dhe të marrin masa për të zvogëluar rrezikun e infeksionit nga ushqimet e importuara.

Duhet të theksojmë se rastet e para me koronavirus që u gjetën në fund të vitit të kaluar, ishin pikërisht në një  treg ushqimesh deti në qytetin e Wuhan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit