Azerbajxhani i shpreh shqetësimet Rusisë për dërgimin e armëve në Armeni

Mos i humb

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimit Putin shprehu pakënaqësinë për shkak të transportimit të pajisjeve ushtarake ruse në Armeni.

Në deklaratën nga zyra e presidentit të Azerbajxhanit, theksohet se gjatë bisedës së mbrëmshme Aliyev foli për përleshjet në vijën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në periudhën nga 12 deri 16 korrik.

Aliyev i rikujtoi Putinit se në sulmin armen humbën jetën disa ushtarë dhe civil azerë dhe se nga predhat e rëna në vendbanime, të cilat i përkasin Azerbajxhanit, janë shkatërruar shumë shtëpi.

Ai më tej shtoi se qëllimi kryesor i sulmit armen është të përfshijë palët e treta në përleshjen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Aliyev tha se pas përfundimit të përleshjeve nga Rusia përmes Kazakistanit, Turkmenistanit dhe Iranit në Armeni janë dërguar mbi 400 ton të pajisjeve ushtarake, dhe se shqetësimet iu shprehën Putinit për të sqaruar këtë situatë.

Presidenti i Azerbajxhanit tha se rritja e transportit të pajisjeve ushtarake nga Rusia në Armeni sjellë çështje serioze dhe shqetësime brenda komunitetit azer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit