Punësim rekord në SHBA: 200 mijë vende pune gjatë janarit dhe rritje pagash

Mos i humb

Punësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori një hov tjetër gjatë muajit të parë të këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit të departamentit të punës në vend, duke regjistruar kështu rritjen më të madhe vjetore në më shumë se 8 vite. Këto të dhëna kanë nxitur edhe më tej pritshmëritë se inflacioni do të ngjitet edhe këtë vit pasi tregu i punës është pranë kapacitetit të plotë.

Vendet e reja të punës u rritën kështu me plot 200 mijë gjatë janarit, tregojnë të dhënat sipas scan,tv. pasi u rritën me 160 mijë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Pavarësisht rekordit, norma e papunësisë mbetet e pandryshuar në 4.1% që është edhe niveli më i ulët i 17 viteve të fundit. Edhe pagat pësuan një rritje, me 0.35, duke u ngjitur në 26.74 dollarë në orë, duke vijuar kështu trendin pozitiv të muajit Dhjetor, kur rriteshin me 0.4%.

Në terma vjetore, rritja e pagave fiksohet në 2.9%, që është edhe niveli më i lartë që prej Qershorit të vitit 2009. Orët e punës në javë ndërkohë pësuan një rënie, në 34.3 orë./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit