Si të pregatisni vetë në kushte shtëpie puding me çokollatë

Mos i humb

Ky puding me çokollatë ka një shije të mrekullueshme, aromë ndjellëse dhe është mjaft kremoz. Për më tepër që përgatitet shumë shpejt. Mund ta shërbeni të ngrohtë, për ata që nuk durojnë të provojnë shijen fantastike të çokollatës ose të ftohur mirë.

Mund të shërbehet dhe të shijohet mrekullueshëm me pak krem të hedhur sipër ose me çfarë të dëshironi dhe mendoni se përshtatet në shije. Përgatitet për 25 minuta dhe shërbehet për 6 persona.

Përbërësit

1 vezë e madhe

2 ¼ gotë qumësht

2/3 gotë sheqer

1/8 lugë çaji kripë

2/3 gotë kakao pudër, pa sheqer

2 lugë gjelle niseshte

1 ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje

Si ta përgatisni:

Në një tas të vogël, rrihni lehtë vezën me një pirun dhe vendoseni mënjanë.

Në një tigan mesatar me fund të rëndë, hidhni 1 ½ gotë qumësht, ¼ gotë sheqer dhe kripën dhe vëreni të ziejë në flakë mesatare.

Ndërkohë në një tas të vogël, përzieni ¼ gotë sheqer, kakaon dhe niseshtenë. Hidheni këtë masë në ¾ gotës së qumështit deri sa të treten plotësisht. Hidheni këtë përzierje në tigan. Verëni të ziejë, përziejeni vazhdimisht dhe lëreni të ziejë 2 minuta.

Me ngadalë përzieni një gotë nga masa e nxehtë me qumësht në vezën e rrahur deri sa të përzihen plotësisht. Hidheni këtë masë në tigan. Gatuajeni në flakë mesatare-të ulët për 2 minuta ose derisa të shihni që masa është trashur. Përzieni dhe ekstraktin e vaniljes derisa të jetë tretur.

Hidheni pudingun në tasa individualë dhe ruajeni të ngrohtë ose hidheni në një tas të mesëm dhe vërini një qese plastike për mbështjellje direkt në sipërfaqe që të paradaloni formimin e cipës dhe futeni në frigorifer deri sa të jetë ftohur./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit