Putin dhe Abbas nesër zhvillojnë takim në qytetin turistik rus Soçi

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të takohet të martën me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas në qytetin turistik rus Soçi, thuhet në një njoftim të Kremlinit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin dhe Abbas do të diskutojnë mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe situatën në Lindjen e Mesme, “duke marrë parasysh përpjekjet e Rusisë për zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit”, thuhet në njoftim.

Konflikti palestinezo-izraelit daton në vitin 1917, kur qeveria britanike në Deklaratën e Balfour-it bëri thirrje për “krijimin në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit