Putin: Kam ndihmuar liderin opozitar Aleksei Navalny të largohet nga Rusia për të marrë mjekimin e duhur

Mos i humb

COVID-19 në Evropë, Britania gati planin dimëror, përkeqësohet situata në spitalet greke

Në një kohë kur Evropa po përballet me një rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19, testimi dhe vaksina, janë këto mjetet...

Vjedhje, përndjekje e drogë, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen para e celularë

Katër persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë për disa vepra të ndryshme penale. Një 27-vjeçar dhe një 31-vjeçar...

U qëllua me armë zjarri, kush është 43-vjeçari që mbeti i vrarë në Shkodër

Zbulohet identiteti i 43-vjeçari që u vra me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ai është Ridvan Ramazani.

Çfarë Lidhje Ka Ankthi Me Tensionin e Lartë të Gjakut – Kujdesi Që Ju Duhet

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Presidenti rus, Vladimir Putin  deklaroi të enjten se ai  ka ndërhyrë personalisht në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalny të dërgohej në Gjermani për shërim, pasi ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok, ku edhe theksoi se nëse autoritetet ruse do të donin vdekjen e tij nuk do të lejonin që ai të largohej nga vendi.

“Sapo bashkëshortja e tij mu adresua, menjëherë urdhërova prokurorin që të shihte nëse ishte e mundur që ai të largohej nga vendi për trajtime mjekësore. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm ta lejonte largimin e tij dhe ai u largua,” –  tha Putin.

Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka hedhur poshtë.

Autoritetet ruse po përballen me presionin për të nisur një hetim kriminal për rastin e helmimit të kryeopozitarit.  Navalny ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Avioni me të cilin ai po udhëtonte bëri një aterrim urgjent në qytetin siberian Omsk, ku Navalny u hospitalizua, përpara se autoritetet ruse ta lejonin që ai të dërgohej për shërim në Gjermani. Ai qëndroi për 18 ditë në koma dhe për dhjetëra të tjerë në reanimacion.

Bashkimi Evropian dhe Britania kanë marrë sanksione ndaj gjashtë zyrtarë rusë, që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e ngelur në tentativë të Navalny-s.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

A mund t’i identifikojë qeni të infektuarit me koronavirus?

Që qentë kanë një nuhatje mbresëlënëse, kjo nuk është diçka e re. Por që ata mund të nuhatin dhe identifikojnë të infektuarit...

Ngjarje tragjike në familjen shqiptare, digjet brenda banesës djali i madh 16-vjeçar, tezja shpëton dy fëmijët e tjerë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje shqiptare në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se banesa e familjes shqiptare është përfshirë...

Radhë të gjata në Kosovë për të marrë vaksinën e gripit, ndërhyn policia

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës për marrjen e vaksinës kundër gripit sezonal, në Qendrën kryesore të Mjekësisë...

Basha viziton çiftin e pensionistëve në Tiranë: Plani me 5 pika i PD nuk u pranua nga qeveria. Rama ka 120 ditë që nuk...

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar çiftin e pensionistëve, Lina dhe Robert Martinin në Tiranë për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet...

Argjentinë, tërmet me magnitudë 6.2 në kufi me Kilin

Një tërmet i fuqishme me magnitudë 6.2 është regjistruar në Agjentinë, në kufirin verior me Kilin. Sipas të dhënave...