Zbulohet një organ i ri në kokën tonë

Mos i humb

Trupi i njeriut, pavarësisht se sa vite ka që studiohet, vazhdon të na habisë. Një studim i publikuar në “Science Alert” ka konfirmuar zbulimin e një organi të ri në kokën tonë.

Bëhet fjalë për një bashkim gjëndrash pështyme që janë zbuluar së fundmi nga një grup shkencëtarësh të Institutit Holandez të Kancerit, të cilët po ekzaminonin pacientë me kancer në prostatë.

Ky grumbull gjëndrash ndodhet i fshehur në kokën tonë dhe u gjet fare rastësisht gjatë ekzaminimeve me skaner të avancuar te disa pacientë. I kombinuar me injektime të glukozës radioaktive, që shërben për të gjetur më mirë tumoret në trup, skaneri gjeti këto gjëndra mes hundës dhe qiellzës.

Wouter Vogel, udhëheqësi i studimit, shpjegon se është shumë i habitur nga gjetja: “Deri tani dinim për vetëm 3 grupime gjëndrash pështyme të mëdha”.

Ekspertët thonë se ky zbulim nuk ishte bërë deri tani duke qenë se këto gjëndra ndodhen të vendosura në një zonë shumë të vështirë, siç është pjesa poshtë bazës së kafkës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit