Qeveria palestineze thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar masakrën nga Izraeli

Mos i humb

Qeveria palestineze duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar ka kërkuar ndalimin e “masakrës” që Izraeli është duke vazhduar në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i qeverisë së Palestinës Yusuf el-Mahmud theksohet “I bëjmë thirrje qeverive arabe dhe islame si dhe vendeve mike që të bëjnë çdo përpjekje për të ndaluar gjakderdhjen e shkaktuar nga Izraeli në Gaza dhe të qëndrojnë pranë qeverisë së Palestinës në luftën e saj me forcën pushtuese izraelite”.

Ndër të tjera në deklaratë me qëllim për të ndalur masakrat e Izraelit i bëhet thirrje të gjtihë botës që të kalojë në veprim pa vonesë dhe që komuniteti ndërkombëtar të ofrojë mbrojtje për popullin palestinez.

Palestinezët të cilët kanë ngritur çadra në kufirin e Gazës me Izraelin, po zhvillojnë protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” të cilin e zhvillojnë për të protestuar zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe 70 vjetorit Nakba (fatkeqësia madhe) e cila është përvjetori i themelimit të Izraelit.

Rikujtohet se nga orët e mëngjesit, 37 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 693 të tjerë janë plagosur si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë ndaj pjesëmarrësve në protestat në kufirin e Gazës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit