Qeveria: punë ka, por duhet dhe të diplomohesh

Mos i humb

U ndanë diplomat për 600 studentë të përfshirë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës në administratën publike, ku 200 prej tyre siguruan kontratë për një vit pune.

Sipas ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është ky një tregues se qeveria e ka prioritet punësimin dhe se po aplikon forma të ndryshme për t’i pikëtakyar të rinjtë me tregun e punës.

Prioritet i kësaj qeverie është punësimi, ndaj karta e prioriteteve për të parë se kush janë fushat më prioritare të zhvillimit të  vendit do të jetë një arsye e fortë, një njohje për të gjithë ata që nesër do të zgjedhin programet e studimit dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ambicia jonë që përmes iniciativave të mundësojmë më shumë studentë që zgjedhin shkencën, teknologjinë, inovacionin, matematikën, të studiojnë po ashtu dhe fusha të tjera si turizmi, për hoteleri turizëm e kështu me radhë’, tha znj. Nikolla.

Ajo shtoi më tej se “janë një set programesh universitare po ashtu profesionale 2- vjeçare që sivjet do të jenë më shumë se një vit më parë dhe që do të mundësojnë që zgjedhja dhe për ata maturantë që kanë një notë mesatare nën 6, të kenë mundësinë të zhvillojnë talentin dhe aftësitë e tyre të përputhura me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit