Qytetarët e Ferizajt të pakënaqur me shërbimet shëndetësore dhe cilësinë e ujit

Mos i humb

47.75% të qytetarëve të kënaqur me punën e Agim Aliut.

Organizata jo qeveritare INPO ka publikuar indeksin e kënaqshmërisë së qytetarëve të Ferizajt lidhur me shërbimet komunale në Ferizaj. Të dhënat tregojnë se shërbimet shëndetësore, cilësia e ujit të pijshëm, planifikimi urban dhe rural, parkingjet publike dhe trotuaret, hapësirat gjelbëruese, mirëmbajtja e rrugëve, aktivitetet sportive dhe rinore, dominojnë në listën e pakënaqësive të qytetarëve.

Ndërsa, shërbimet të cilat janë vlerësuar të kënaqshme nga qytetarët sipas INPO-s përfshijnë shërbimet administrative; ndriçimin publik; numrin e parqeve dhe shesheve; ujin e pijshëm; grumbullimin e mbeturinave; kanalizimi dhe aktivitetet kulturore të organizuara nga komuna.

Të dhënat tregojnë se qytetarët kanë vlerësime të ndryshme sa i përket performancës së organeve komunale. Të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit të Komunës prej kur e ka filluar mandatin janë 47.75% e qytetarëve kundrejt 16.66% e atyre që janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e kryetarit jetojnë në zona rurale, respektivisht, 51.65%.

Vlerësim negativ kanë dhënë qytetarët për punën e drejtorive komunale. 27.93% e tyre janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur, ndërkaq vetëm 22.93% e qytetarëve janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me punën e drejtorive.

Ndërsa, nuk ka dallim mes qytetarëve të kënaqur dhe atyre të pakënaqur me punën e kuvendit komunal. 27.48% e qytetarëve janë shprehur të kënaqur apo shumë të kënaqur dhe 27.47% janë shprehur të pakënaqur apo shumë të pakënaqur. Rreth 20% e qytetarëve ndjehen as të kënaqur as të pakënaqur për punën e organeve komunale./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit