Rahoveci do të nderojë ditën e Çlirimit me aktivitete të shumta

Mos i humb

Me rastin e shënimit të 14 Qershorit ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit kjo komunë ka vendosur të organizojë një sërë aktivitetesh.

Zyra për informim e kësaj komune ka njoftuar me anë të një komunikate të gjitha aktivitet që do të organizohen me këtë rast.

Pritja në zyrën e kryetarit të Komunës, vendosja e Kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve, Seancë Solemne e Kuvendit Komunal dhe ndarja e çmimit për Bekim Kelmendin nga Bashkia e Përmetit, Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec janë disa nga aktivitet që do të mbahen më 14 Qershor.

“Aktivitetet të cilat do të organizohen për shënimin e 14 Qershorit Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit janë këto: • Ora 08:00 – 09:0: Pritja e mysafyrëve në zyrën e kryetarit të Komunës. • Ora 09:00 – 11:00: Vendosja e kurorave në varrezat e heronjëve, dëshmorëve dhe martirëve të luftës. • Ora 12:00 – 13:00: Seancë Solemne e Kuvendit Komunal dhe ndarja e çmimit për Bekim Kelmendin nga Bashkia e Përmetit, Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec. Ora 14:00 – 15:00: Akademi Solemne, program kulturoro-artsitik, qendra e kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec. Ora 19:00: Finalja e turnirit në futboll të vogël, fusha e futbollit shkolla e mesme e lartë “Selajdin Mullabazi-Mici”, Rahovec. Pjesëmarrja juaj nderon dëshmorët e kombit! ”

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit