Raka, përleshje mes arabëve dhe YPG/PKK-së

Mos i humb

Grupi i armatosur arab që kundërshton pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Raka të Sirisë është përleshur me organizatën, ndërsa civilët organizuan protesta që terroristët të braktisin qarkun.

Sipas njoftimit të gazetarëve të AA-së nga Raka, mosmarrëveshjet mes grupeve arabe dhe YPG/PKK-së e cila në rajon e përdor emrin SDF, me të cilën para një kohe të shkurtër ishin në bashkëpunim, janë shndërruar në përleshje.

Përleshja mes grupit arab Revolucionarët e Rakas (Suvvar el-Raka) dhe YPG/PKK-së që filloi mbrëmë, vazhdoi deri në orët e vona të natës.

Nga ana tjetër, YPG/PKK ka dërguar përforcim në rajon dhe ka marrë nën rrethim divizionin e 17-të, të cilin Revolucionarët e Rakas e përdorin si seli, si dhe shumë lagje të tjera.

Përleshjet kanë përfunduar mbrëmë vonë, ndërsa civilët kanë vërshuar nëpër rrugë me sloganin “YPG të dalë nga Raka” në lagjet të cilat janë nën rrethimin e terroristëve.

– Rriten reagimet e arabëve ndaj YPG/PKK-së

YPG/PKK, e mbështetur nga SHBA, derisa ishte duke e marrë Rakan nga organizata terroriste DEASH, i detyroi Revolucionarët e Rakas të pranonin sundimin dhe bashkëpunimin me to duke i kërcënuar me “luftë”.

Por, Grupi i Revolucionarëve të Rakas në muajt e fundit kishte inkuadruar shumë të rinj arabë dhe ishte shndërruar në kërcënim për sundimin e YPG/PKK-së. Pas kësaj, terroristët para tri jave kishin marrë peng dy komandantë të grupit me kohëzgjatje nga një javë.

– Rritet kriza humanitare në Raka

Raka një periudhë njihej si “kështjella” e organizatës terroriste DEASH, ndërsa në tetor të vitit 2017 ishte marrë nën kontroll nga YPG/PKK me mbështetjen ajrore të SHBA-së.

Pothuajse e gjithë qendra e qytetit ishte shndërruar në rrënoja si rezultat i sulmeve intensive ajrore të forcave të koalicionit kundër DEASH-it. Një numër i vogël i civilëve të cilët nuk kishin rrugëdalje ishin kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa jetojnë në kushte të rënda.

YPG/PKK nuk i ofron ndonjë shërbim civilëve në qytet. Civilët shtëpitë e tyre të rrëzuara i ndërtojnë me burimet e tyre të kufizuara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit