
Gjatë takimit në turnin “Bashkia që duam”, kryeministrit Edi Rama është ndaluar pasditen e sotme në Përmet, ku ka hedhur akuza ndaj opozitës. Rama tha se sot arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997 të cilët duan t’i shpëtojnë drejtësisë.
“Ato pamje të serviruara nëpër botë janë pamje që dëmtojnë çdo njeri që në këtë vend ka vendosur të punojë dhe të investojë. Dëmtojnë edhe rrugëtimin tonë evropian. Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen… këto nuk i ha njeri. Kush mund ta hajë broçkullën që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në europë, që në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë.


