Rama – Bashës: Çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili komentoi mospjesëmarrjen e vëzhguesve të KiE në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme?Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh. Apo rrena tjetër gati?”- shkruan Rama, i cili në reagimin e tij, i kthen përgjigje kryedemokratit Basha, sipas të cilit, vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës është një vendim qartësisht politik, ndërsa vetë kreu i qeverisë duket se nuk ka dashur të komentojë këtë vendim të KiE.

Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish?Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme??Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh?Apo rrena tjetër gati??

35 people are talking about this

Ndërkohë me herët kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video të kreut të PD-së, Lulzim Basha në “Instagram”, ku thotë se lideri i selisë blu nuk është i zoti, por gjithsesi mbetet njish.

“Ti s’je i zoti, ti je Njish?”-shkruan Rama.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit