Rama fton mësuesit në pension të rikthehen në arsim

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama  ftoi të gjithë mësuesit pensionistë që duan të punojnë, të kthehen të japin mësim me orar të reduktuar.

Në fjalën e tij në përurimin e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat, Rama tha se “nuk e di se kur drejtoresha ka dalë në pension, por është vërtetë nga njëra anë inkurajim dhe frymëzim sa herë që e sjell rasti që të takosh mësues dhe mësuese në pension sepse kanë një energji dhe një pasion që është pak më i vështirë të lexohet tek mësuesit dhe mësuesit akoma në aktivitet, ndoshta dhe për faktin dhe pa dyshim dhe për faktin e ngarkesës së përditshme”.

Por, vijoi Rama, nga ana tjetër besoj se kam të drejtë kur përpiqem të argumentoj me kolegët ministra, qoftë me ministren e Arsimit, qoftë me ministrin e Ekonomisë që merret drejtpërdrejtë me arsimin profesional, se ne kemi shumë mësues dhe mësuese në pension, të cilët mund t’i ftojmë që të angazhohen me orar të reduktuar nën një përkujdesje të veçantë, që ka të bëjë pikërisht me mbikëqyrjen dhe me lehtësinë që duhet të ketë në aspektin e komunikimit procesi i punës së nxënësve të arsimit profesional në ndërmarrje, si pjesë e sistemin dual, që ne po thellojmë dhe që është një domosdoshmëri për t’i dhënë më shpejt dhe më shumë krah të kualifikuar pune tregut, por kjo është një bisedë tjetër.

“Ndërkohë që, ajo që nuk është një bisede tjetër, por është një bisedë shumë aktuale, është domosdoshmëria për të bërë të mundur që sot, në kushtet kur ekonomia jonë ka filluar të fitojë një kapacitet gjithëpërfshirës dhe kur rritja jonë ekonomike nuk është më një rritje ekonomike që lexohet përmes shifrave, dëgjohet përmes komunikimeve mbi shifrat, por nuk ndihet drejtpërdrejtë në buxhetet familjare të njerëzve që të përshijë edhe pensionistët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “për këtë arsye, ne jemi duke punuar intensivisht, pikërisht mbi të dhënat kuptimplota dhe që na mundësojnë tanimë që të fillojmë integrimin e pensionistëve në hapësirën e kësaj rritjeje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyrë që edhe pensionistët të fillojnë të ndiejnë hap pas hapi drejtë Shqipërisë 2030, atë që është besoj plotësisht e ndjeshme, le të themi, në buxhetin familjar të mësuesve dhe mësueseve, që sot e kanë pagën mesatare 950 euro, një pagë tanimë në nivelin e vendeve më të përparuara të rajonit tonë dhe një pagë, e cila patjetër krijon premisat për të kërkuar më shumë nga vetja mësuesi dhe ne nga mësuesi”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit