Rama, Kurti, Osmani, Begaj në Vlorë, nis ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë

Mos i humb

Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Të pranishëm në ceremoni janë kreu i shtetit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e figura të tjera të larta të shtetit.

Pas vendosjes së kurorave, një fjalim para të pranishmëve ka mbajtur Presidenti Bajram Begaj, i cili tha se “me gëzim dhe krenari të ligjshme Vlora lavdimadhe na fton sot për të kremtuar 110-vjetorin e Pavarësisë.”

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin të pranishëm në Tiranë të dielën kur u mbajt edhe një seancë e përbashkët plenare me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Në Kuvendin e përbashkët u bënë thirrje për rritje të bashkëpunimit mes dy vende dhe jo vetëm në nivel politikanësh.

“Me gëzim dhe krenari Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton për të kremtuar 110-vjetori ne shpalljes së Pavarësisë.

Patriotë të mëdhenj dhe mendjendritur udhëhequr nga Ismail Qemali i dhanë atdheut vendin që i takonte në familje ne madhe të kombeve.

Historia jonë është histori luftërash e sakrificash për liri, dije e progres.

Pavarësia është dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar”, tha Begaj ndër të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit