Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar ditën e Pavarësisë në një postim në llogarinë e tij në Twitter.
Basha thotë se 28 Nëntori është dita e madhe që bashkon shqiptarët “në mirënjohje të thellë për veprën e heronjve dhe dëshmorëve të Kombit.
Gëzuar 28 Nëntorin,ditën e madhe që na bashkon në mirënjohje të thellë për veprën e heronjve e dëshmorëve të Kombit. Sakrifica e tyre në altarin e lirisë e mban ndezur në zemrën e çdo shqiptari flakën e besimit tek e nesërmja.Zoti e bekoftë Shqipërinë e shqiptarët kudo ku janë!🇦🇱 pic.twitter.com/qmDEHYUxxN
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 28, 2022