Rama mbërrin në Moldavi për takimin e Komunitetit Politik Evropian

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Moldavi, ku do të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ky takim mbahet sot në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, liderët do të zhvillojë edhe takime me njëri-tjetrin.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të Presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.

Rama publikoi në rrjetet sociale pamje gjatë takimit që zhvilloi me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von Der Leyen, kryeministrin holandez, Mark Rutte e presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në Moldavi.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, theksoi Rama në postimin e tij.

Rama merr pjesë sot në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).Ky takim mbahet në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit