Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër

Mos i humb

Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Londër, ku do të marrin pjesë dhjetëra liderë evropianë.

Kreu i qeverisë shqiptare, do të bashkëdrejtojë me homologen italiane, Giorgia Meloni panelin për temën e migracionit pas marrëveshjes mes tyre në përballimin e këtij fenomeni.

Samitit do t’i mungojë Ursula Von der Leyen, e cila e ka anashkaluar samitin pasi pret që të votohet në Parlamentin Evropian për një mandat tjetër pesë vjeçar si presidente e Komisionit të ri Evropian.

Ky do të jetë samiti i parë që organizon kryeministri britanik Starmer në Pallatin Blenheim në Oxfordshire.

Krahas përballimit të emigracionit të paligjshëm në samitin e Londrës do të diskutohet edhe për rritjen e tregtisë, investimeve si dhe për çështjet sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, sidomos në kushtet e agresionit rus ndaj Ukrainës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit