Rama ndan pamje ekskluzive përgjatë tunelit të Llogorasë

Mos i humb


Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje ekskluzive përgjatë krejt tunelit të sapohapur të Llogorasë në të gjithë gjatësinë e vet.

Gërmimet në tunelin e Llogorasë përfunduan në 31 janar, ndërsa në 1 qershor 2024 tuneli i Llogorasë do të jetë gati për qarkullimin e mjeteve.

Paralel me tunelin qendror ka edhe një tunel ndihmës që lidhet me të me 11 dalje, 5 për automjete dhe 6 për aksesin e këmbësorëve.

Lartësia e tunelit kryesor është 4.7 m dhe gjerësia 7.7 m, prej të cilave 1.7 metra janë trotuar për rastet e emergjencës dhe 6 m janë në dispozicion për t’u përdorur nga automjetet.

Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me gjatësi 5.9 kilometra ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021.

Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Me një shpejtësi 50-80 km/orë, rruga do të përshkohet për 7-10 minuta.

Ndërtimi i tij   shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe më gjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit