Rama ndan pamjet nga spitali Memorial i Fierit: Ja hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar një video nga hyrja e spitalit Rajonal Memorial, ndërsa nuk i ka kursyer as kritikat për skeptikët.

Përmes një statusi në “Facebook” kreu i qeverisë theksoi se hyrja e spitalit që e quajti me ironi ‘stallë’, verboi sytë dhe shthuri gojën e komentatorëve të zjarrtë të PD-së. Kujtojmë se presidenti i Turqisë, Erdogan ka deklaruar se ky spital do të hapet brenda 7 prillit.

MESAZHI I RAMES
🟢Ja edhe hyrja e “stallës” që u verboi sytë e shthurri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu… Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikasit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj🙏 Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë💪

*Spitali Rajonal Memorial, Fier
#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐
#SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit