Rama: Nuk pranojmë që njerëzit tanë të konsiderohen si njerëz të dorës së dytë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë një takimi në qytetin e Beratit tha se nuk e pranon që shtetasit shqiptarë të cilët jetojnë në Britani të konsiderohen si ‘njerëz të dorës së dytë’, duke iu referuar deklaratave të sekretares britanike Suella Braverman për emigrantët që mbërrijnë në ishull me gomone.

Rama shtoi se kur flitet për shtetas shqiptarë nuk duhet të ketë ndarje për çështje të politikës së brendshme, ndërsa deklaroi më tej se qeveritë do të shkojnë e vijnë, ndërsa Shqipëria do mbetet.

“Përtej të gjitha gjërave që thuhen këtu. Kur vjen puna për, jo një komunitet shqiptarësh, 140 mijë që janë atje që bëjnë punë të vësghtira, nderojnë emrin shqiptar, por edhe një shqiptar i vetëm të ishte, ne nuk mund të flasim në dy mënyra. Kemi vetëm një mënyrë për të folur nga çdo pozicion që jemi. S’ka asnjë arsye të brendshme që të flasim me të njëjtën gjuhë si ata që flasin në mediat britanike, me arsye që të merremi me çfarë na ndan këtu. Kudo që flasim për Shqipërinë, duhet të merremi me atë që na bashkon se çfarë jemi shqiptar. Ne duam po atë respekt që japim, nuk pranojmë kurrë që njerëzit tanë të konsiderohemn si njerëz të dorës së dytë, e sidomos pushtues.

Si ka mundësi që është gjëja më e natyrshme kjo që kërkojmë, 140 mijë shqiptarë që janë atje, mezi presin të mos jetë kjo qeveri. Qeveritë shkojnë e vijnë, ndërkohë që emri i Shqipërisë qëndron. E solla këtë shembull sepse faktikisht ne duhet të ndihemi mirë që i kemi dhënë një tjetër fytyrë Shqipërisë, të gjitha zonave”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit