Rama: Padrejtësia ndaj luftës çlirimtare të Kosovës dhe Thaçit nisi në Këshillin e Europës

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama është pjesë e samitit të Këshillit të Evropës, ku fjalën e tij e ka nisur me akuzat e pabaza që po bëhen ndaj ish liderëve të UÇK në Hagë.

Më duhet që të bëj një rrëfim të pakëndshëm pasi si shqiptar është e pamundur që të heq paralelet mes Ukrainës e presidentit Zelenski mes Kosovës dhe Presidentit Thaçi. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia ndaj luftës së Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçi nisi në këtë Këshill.

Ai ka theksuar se kjo ishte një propagandë djallëzore që nisi nga presidenti Putin, për njollosje kriminale të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Presidenti i Kosovës gjykohet nga një gjykatë e botës demokratike por e mbështetur në një raport të 2011 i cili në mënyrë djallëzore u shpronësua në mënyrë të djallëzuara nga presidenti putin. Akuza të pabazuara për trafikim të organeve njerëzore u ngritën si një fushatë kriminale që njollosi Shqipërinë dhe Kosovë, dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasës për trafikimin e organeve njerëzore nga neonazistët në Donbask, mu duk sikur pash presidentin Zelenski të gjykuar 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçante ngritur mbi akuza absurd.

Ndjesë për këtë çelje brutalisht jokonvencionale, që mund të thuhet se ka thyer në copa pianon ku u luajtur kënga Ave Maria, por është tejet shkurajuese të dish se situata ku  ndodhet ish presidenti i Kosovës dhe lufta çlirimtare e saj nisi nga Këshilli Evropës. Do të isha fajtor nëse do të rrija i heshtur, se asambleja e Këshillit Moral ka detyrimin që të gjykojë dhe rishikojë çdo gabim e në këtë rast ti hapë rrugë tërheqjes së raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e organeve njerëzore të çuar nga Organet e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë para 12vitesh ku shumë votuan atë raport të turpshëm. Sot ka ndryshuar dhe Rusia nuk është më anëtare dhe pse numri i rusëve që punojnë është mbresëlënës dhe uniteti I këshillit për mbështetjen e luftës së Ukrainës është I jashtëzakonshëm. Shqipëria nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me të ka qenë jo ekzistuese që me vdekjen e Stalinit.

Shqipëria është shumë e vogël për të ndikuar në fatet për një luftë të tillë vendimtare por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë për qëndresën e Ukrainës, kjo  është gjëja më e bukur që do të marrim nga ky samit në Islandë”, ka thënë ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit