Rama provokon nga Elbasani: Të votosh për Lulin e të marrësh peshqesh Ilir Metën, që LSI të nisë t’i pijë gjakun shtetit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani teksa foli për PS-në si alternativa e mirë që qytetarët mund të votojnë në 25 prill të 2021-it, sulmoi rivalët e tij politikë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ata që janë të zhgënjyer me PS-në, duhet të mendojnë mirë nëse do të duan që të votojnë Lulzim Bashën, Kryemadhin, Metën dhe Berishën, pasi sipas tij ata janë bashkë.

Mes ironisë, Rama tha se t’i japësh votën Bashës, do të thotë që të marrësh peshqesh dhe Ilir Metën, si dhe t’i japësh jetë LSI-së, që sipas tij do i pijë gjakun shtetit.

“Imagjinoni që Shqipëria të mbetet në dorën të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës, pasi ata janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë qartësisht si një arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre. Ata që kanë një mijë arsye që të jenë të pakënaqur dhe mos të duan që ta votojnë PS. Si diskutojë sot ato arsye. Kanë një mijë e një arsye që të jenë verbërisht me PS. Duhet të imagjinoj ca do të thotë që të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën. Të votosh për t’i dhënë pushtet PD dhe t’i rijapësh jetë për të vazhduar ose rifilluar t’i pijë gjakun shtetit LSI. Kjo është si 1+1=2.”, tha Rama.

Kanë nisur aplikimet në platformën online të shprehjes së interesit për t'u bërë pjesë e skuadrës #PS2021😍Çdo vajzë a djalë, grua a burrë, që ka pasionin dhe vullnetin për të kontribuar për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱 në parlamentin e ri me #PartinëSocialiste e ka derën hapur https://deputetiqeduam.ps.al/ që të provojë veten përmes një procesi konkurues🙏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit