Zhduken 2 milionë euro në Ministrinë e Financave të Kosovës, arrestohet 1 i dyshuar, 2 në arrati

Mos i humb

Zhduken 2 milionë euro në Ministrinë e Financave të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se Ministria e Financave ka thirrur konferencë për mediat në ora 15:45, lidhur me raportimet për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Mediat raportojnë se paratë janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, e të cilat nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.

Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës të ndërmarrë një aksion në këtë ministri dhe ka arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.

Policia po ashtu ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast. Aksionin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, në këtë rast datës 20.10.2020, ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë për gazetën Objektiv se rasti është në fazën fillestare.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Momentalisht nuk mund të japim më shumë detaje sepse e dëmtojmë rastin”, tha shkurtimisht ai.

Nga Ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për një skandal të tillë. Sipas informacioneve të gazetës Objektiv, Ministria e Financave pritet që gjatë ditës së sotme t’i drejtohet opinionit publik lidhur me këtë rast.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit