Rama vizitë në Azerbajxhan, takohet me Aliyev

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Azerbajxhan.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se në kuadër të kësaj vizite u takua në Baku me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Rama theksoi se, në këtë takim u bë një bilanc i ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve pas vizitës së Aliyev në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi.

Gjithashtu, në këtë takim Rama falënderoi Aliyev për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit