Tajani: Të shmanget një konfrontim i drejtpërdrejtë NATO-Rusi

Mos i humb

Në një moment tensioni të madh, rrezikohet që për shkak të një gabimi njerëzor, të ndodhë një aksident që mund të çojë në një përshkallëzim, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani për Sky TG24, lidhur me incidentin mbi Detin e Zi mes dy avionëve rusë dhe një droni amerikan.

“Kjo është arsyeja pse nevojitet një kujdes i madh dhe maturi për ata që janë të angazhuar në kufijtë e NATO-s, përfshirë pilotët rusë”, tha Tajani.

“Duhet të shmanget një konfrontim i drejtpërdrejtë, qoftë edhe i izoluar, midis NATO-s dhe Rusisë”, theksoi ai.

Një dron ushtarak amerikan pa pilot u godit nga një avion luftarak rus në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, thanë Forcat Ajrore të SHBA.

“Incidenti ndodhi dje në orën 06:03 GMT, kur dy avionë rusë, tip Su-27 “kryen një përgjim të pasigurt dhe joprofesional” të dronit të vëzhgimit MQ-9”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë.

”Një nga dy avionët rusë goditi një helikë të dronit”, sipas deklaratës.

“Disa herë para përplasjes, Su-27 hodhi karburant dhe fluturoi përpara MQ-9 në një mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”, vazhdon ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit