Ramazani nën hijen e Alhambrës

Mos i humb

 

 

Ezanet e thirrura drejt Pallatit të Alhambrës nga minarja e xhamisë së parë të ndërtuar pas shekujve në Granada, toka e fundit islame në Spanjë, thuajse shndërrohen në jehonën e ditëve dhe muajve të Ramazanit të Andaluzisë së para 500 viteve.

Muezini i Xhamisë së Madhe të Granadës, derisa po thërriste thirrjen islame drejt Alhambrës, rrugët e qytetit dëshmitar i ditëve të lashta sërish u takuan me këtë zë që ka përfunduar në çdo grimcë të tyre.

Xhamia e cila është ndërtuar në vitin 2003, pesë shekuj pas rënies së Granadës në vitin 1492, ka një kuptim përtej vendit të adhurimit për muslimanët e Spanjës.

Kjo xhami e cila është unike me kopshtin dhe pamjen befasuese të Alhambrës, gjithashtu përshëndet edhe ditët e Andaluzisë me arkitekturën e saj.

Ajo i pret mysafirët e saj me shprehjen “La Galibe Illallah” (Nuk ka ngadhënjyes përveç Allahut) e përpunuar mijëra herë nëpër gurët e Alhambrës. Ndërsa mihrabi i saj i përngjanë xhamisë së Kordobës e cila tashmë është duke u përdorur si katedrale.

– Shija e iftarit nën hijen e Alhambrës

Xhamia me ardhjen e Ramazanit tërheq më shumë muslimanë. Gjatë ditës është e pranishme jehona e leximit të Kur’an-i Kerimit, ndërsa me ezanin e akshamit i fton muslimanët në sofrën modeste.

Edhe pse iftari nuk është diçka më tepër përpos disa hurma dhe çorba marokene “harira”, për xhematin të cilët janë konvertuar në besimin islam, asgjë nuk zë vendin e iftarit nën hijen e Alhambrës.

Sekretari i Përgjithshëm i Xhamisë, Zacarias Lopez Rejon, në prononcimin për Anadolu Agency (AA) tha se “E çelëm iftarin tonë me hurma dhe qumësht. Pas namazit jemi duke shërbyer çorbë marokene ‘harira’. Pas namazit të akshamit e falim teravinë. Gjatë gjithë muajit 2 herë bëjmë hatme”.

– “Të kemi xhami ka një kuptim të madh për ne”

Ai tregon se komuniteti Islam në Granada ka filluar punimet e xhamisë pasi që babai i tij është bërë musliman para 30 viteve. “Hasëm vështirësi gjatë ndërtimit të xhamisë. Procesi u zgjat për shkak të shkaqeve ekonomike dhe politike. Përfundimisht në vitin 2003 xhamia u hap për adhurim. Që 14 vite dyert e xhamisë janë të hapura, së shpejti do të mbushim 15 vite”, tha Rejon.

Rejon xhaminë e përshkruan si “bekim për të gjithë muslimanët në Granada si dhe për fqinjët e tyre”. “Të kemi xhami ka një kuptim të madh për ne. Muslimanët e Granadës janë duke rritur brezin e katërt”, tha ai.

– “Kemi nevojë për ndihmë nga e gjithë bota”

Ai më tej tregon se kohë pas kohe janë duke i pritur disa grupe që dëshirojnë të marrin informacione në lidhje me islamin. “Xhamia jonë deri më sot mbijetoi me mbështetje ekonomike. Por tani kemi mbërritur në një fazë të re. Sigurisht që i besojmë Allahut. Allahu nuk do të lejojë mbylljen e një xhamie. Por për të mundur të vazhdojmë kemi nevojë për ndihmën e gjithë botës”, shprehet Rejon.

– “Islami vazhdoi të jetë realiteti i Granadës”

63 vjeçari Muhammed Ibrahim Perez i cili të qenurit musliman e përshkruan si “kthimi në një traditë e humbur pas 5 shekujve”, thotë se “Të gjitha shprehitë që njerëzit pa vetëdije janë duke vazhduar dukshëm janë të bazuara në traditën islame. Këtë e kujtoj edhe nga jetesa jonë familjare që nga fëmijëria ime. Këta sot dihen si sunet (praktikat e profetit Muhammed). Njerëzit pa vetëdije ishin duke i mbrojtur këto shprehi të vogla me origjinë islame”, thotë Perez.

Perez thotë se ndjen nevojën për të përfaqësuar Islamin në Granada. “Islami natyrisht çdo herë vazhdoi të jetë një realitet i Granadës. Komuniteti musliman në Granada jo vetëm në aspektin lokal ose kombëtar, por edhe në aspektin ndërkombëtar ka një vend të rëndësishëm”, u shpreh ai.

Ai duke e përshkruar muajin Ramazan si muaji më i mirë i vitit tha se “Ramazani është një mëshirë e cila pritet dhe dëshirohet që të vijë sërish. Në këtë muaj të mëshirës jeta materialiste e cila jetohet në mënyrë sipërfaqësore lihet anash dhe tek njerëzit vetëdija del përpara. Kthimi në jetën e përditshme është shumë rëndë për mua pas përfundimit të Ramazanit”.

Ndërsa siriani Nuri Mushallah i cili një kohë është duke u arsimuar për arkitekturën Andaluziane në Granada, tha se Granada që nga koha e Andaluzisë ka pasur një rëndësi të madhe për muslimanët.

Ai tha se më parë ka menduar se Alhmabra dhe rajoni i qytetit të lashtë Albaicin janë gjërat më të mira në Granada. “Më pastaj u njoftova me muslimanë të rinj, muslimanë spanjollë. Për mua ata janë gjërat më të bukura. Iftari me ata, takimi im me ato çdo ditë është një kënaqësi e madhe për mua që kur erdha në Granada. Ata janë pjesë e Andaluzisë dhe këtë mund ta shihni kur ata flasin, dhe në gjestet e tyre”, tha ai për AA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit