RD e Kongos, mbahen zgjedhjet historike presidenciale

Mos i humb

Në Republikën Demokratike të Kongos mbahen zgjedhjet historike presidenciale, të cilat analistët i konsiderojnë si ndryshimi i parë demokratik i qeverisë që nga pavarësia.

Zgjedhjet mbahen pas largimit nga qeveria të udhëheqësit disa dekadash Joseph Kabila, për herë të parë pas pavarësisë së Kongos në vitin 1960.

Trazirat dhe tensionet shpërthyen pasi që në momentet e fundit u pengua votimi i mbi një milion votuesve në lindje të vendit, e cila u godit nga virusi vdekjeprurës i ebolës.

Për pasues të Kabil-it janë tre kandidatë kryesorë për president të RD të Kongos, vendit i cili radhitet ndër më të varfrit, përkundër rezerave të pasura të xeheve.

Për të udhëhequr nga prapaskena, Kabila për pasues të tij zgjodhi ish ministrijn e Brendshëm, Emmanuel Ramazan Shadary, i cili është vendosur nën sanksione të Bashkimit Evropian për shkelje të lirive të njeriut.

Kundërkandidatët e tij janë Felix Tshisekedi dhe Martin Fayulu, që vijnë nga opozita e bashkuar.

Për zgjedhje të qeta në RD të Kongos sot u lut edhe kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku.

Ai para mijëra besimtarëve krishterë në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan shprehu shpresën se procesi zgjedhor në RD të Kongos do të kalojë pa dhunë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit