Reagimet nga bota ndaj vendimit të SHBA-së për Kudsin dhe terrorin izraelit

Mos i humb

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Izrael dje nga Tel Avivi u zhvendos në Kuds ndërsa forcat izraelite kanë vrarë të paktën 60 palestinezë, gjatë protestave të djeshme në kufirin e Gazës. Reagimet nga bota ndaj këtyre ngjarjeve ishin të ndryshme.

Kritikat dhe dënimet më të ashpra erdhën nga Turqia ndërsa vendet evropiane ngurruan të dënojnë masakrat.

Turqia për një kohë udhëheq nismën ndërkombëtare kundër vendimit për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds, ndërsa ky vend dhe gjatë ditës së djeshme ka dërguar një seri të dënimeve në llogari të administratës amerikane dhe terrorit izraelit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dje deklaroi se administrata amerikane ka humbur rolin e saj si ndërmjetës në procesin e paqes në Lindjen e Mesme për shkak të vendimit të papranueshëm rreth Kudsit. Ai gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të ndalë agresionin në rritje të Izraelit atje.

Erdoğan, si kryesues i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), ka thënë se ky hap nuk kontribuon për paqen në botë, për kundrazi ajo përfaqëson një lloj “të ndezjes së fitilit” në rajon.

Zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalın deklaroi se “heshtja e botës para barbarizmit të shkatërrimit sistematik është një imazh më vete i turpit”.

Kryeministri turk Binali Yıldırım tha se kjo është një masakër e tmerrshme të cilën e dënoi ashpër. Ai paralajmëroi se i gjithë ligji ndërkombëtar është duke u shkelur, duke injoruar qartë Palestinën.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se SHBA-të po veprojnë sipas qëndrimit “Unë kam marrë vendimin, dhe unë do ta bëj”.

“Atje po ndodh një masakër, një terror shtetëror. Nuk mjafton vetëm të dënohet masakra izraelite ndaj palestinezëve, por nevojiten të ndërmerren hapa të përbashkëta”, pati deklaruar më parë Çavuşoğlu.

OBI: Vendimi për të zhvendosur ambasadën, i paligjshëm

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) ka dënuar zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, pavarësisht nga reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. OBI ka paralajmëruar masa të caktuara ekonomike dhe politike kundër shteteve dhe organizatave që kanë mbështetur zbatimin e këtij vendimi.

Në një deklaratë të OBI-t, vendimi për zhvendosjen e ambasadës u përshkrua si jolegjitim, duke nënvizuar se me këtë janë rrezikuar të drejtat e popullit palestinez dhe se injorohen vendimet ndërkombëtare.

Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjitha vendeve që të mos mbështesin vendimin e SHBA-së për zhvendosjen e ambasadës në Kuds dhe të shmangin marrjen e një hapi të ngjashëm.

Liga Arabe dërgoi një reagim të ashpër ndaj vrasjes së palestinezëve gjatë demonstratave në kufirin e Gazës

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, tha se zhvendosja e ambasadës së SHBA në Kuds është një hap shumë i rrezikshëm.

“Unë nuk mendoj se SHBA-të kuptojnë pasojat e këtij hapi të rrezikshëm që do të paraqiten në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme”, tha ai.

Ministria e Jashtme e vendit tha se familja mbretërore dënon sulmet ndaj civilëve palestinezë.

Deklarata gjithashtu i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të merrte përgjegjësinë për mbrojtjen e popullit palestinez vëllazëror dhe të ndalonte dhunën.

Arabia Saudite ka dhënë edhe një herë mbështetje kombit palestinez që pretendon të drejtat e tij të përcaktuara me vendime të ligjshme ndërkombëtare.

Mbreti maroken Mohammed VI refuzoi vendimin e SHBA-ve për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi. Ai beson se ndryshimi i statusit ligjor dhe historik të Kudsit është i papranueshëm.

Mediat lokale transmetuan mesazhin e Mbretit maroken drejtuar presidentin palestinez Mahmoud Abbas në të cilën ai shprehu shqetësim në lidhje me vendimin e SHBA-së për zhvendosjen e ambasadës në Kuds.

Jordania veprimin e SHBA-së e quajti një shkelje të qartë të vendimeve ndërkombëtare dhe rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri libanez Saad Hariri paralajmëroi se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi do të çojë në një rrugë pa krye të gjitha proceset e paqes në rajon.

“Zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Kuds e shohim si dërgimin e të gjitha proceseve të paqes në rajon në një rrugë pa krye”, ka thënë Hariri.

Egjipti ka dënuar ashpër sulmet e forcave okupuese izraelite ndaj demonstruesve palestinezë. Ministria e Jashtme e vendit tha se është e papranueshme përdorimi i forcës ndaj protestave paqësore në territorin e pushtuar palestinez.

Përveç kësaj, Egjipti ka mbështetur të drejtat legjitime të popullit palestinez për krijimin e një shteti të pavarur me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Sulmet ndaj palestinezëve u dënuan ashpër edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bahreinit. Deklarata thotë se është i papranueshëm përdorimi i tepruar i forcës gjatë demonstratave paqësore në të cilat populli palestinez kërkon të drejtat e tij. Gjithashtu u dha edhe një paralajmërim për efektet e tensioneve në rritje në territorin e pushtuar palestinez.

Dënimet e sulmeve të Izraelit mbi palestinezët kanë ardhur edhe nga Katari. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Lulu el-Hatira ka dënuar fuqishëm “masakrën e pamëshirshme dhe sistematike të forcave pushtuese izraelite ndaj civilëve palestinezë, përfshirë gratë dhe fëmijët”.

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha se shihen procedura të rrezikshme sa i përket Kudsit.

“Për fat të keq, të vepruarit në kundërshtim me rregullat dhe ligjet ndërkombëtare është bërë një zakon i qeverisë amerikane”, tha Zarif.

Ai zhvendosjen e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Kuds e ka quajtur një hap të rrezikshëm.

Gjithashtu, kryetari i Kuvendit iranian Ali Larixhani në Teheran ka deklaruar se nisma e SHBA-ve kundër Palestinës nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Ne fuqimisht dënojmë vendimin e Trump-it”, tha Larixhani.

Gjermania: Të gjendet zgjidhje që Kudsi të jetë kryeqyteti i Izraelit dhe Palestinës

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Maria Adebahr tha se Gjermania nuk dëshiron që në demonstratat në Rripin e Gazës të keqpërdoret liria e shprehjes dhe se Izraeli të sillet me maturi, sa i përket masave të sigurisë. Ajo rikujtoi se Gjermania nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj sa i përket Kudsit.

“Është e nevojshme të gjendet një zgjidhje që Kudsi të jetë kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës”, tha Adebahr.

Zyra e kryeministres së Britanisë së Madhe shprehu shqetësime rreth dhunës në Gaza dhe raporteve për viktima. Megjithatë, Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Izraelit të respektojë të drejtën për demonstrata paqësore.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, në deklaratën e saj nuk dënoi viktimizimin e dhjetra palestinezëve midis të cilëve ka fëmijë dhe gra.

Mijëra palestinezë u mblodhën dje në kufirin e Gazës për të protestuar ndaj okupimit izraelit dhe zhvendosjes të Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Forcat izraelite të sigurisë, duke u përpjekur të parandalojnë protestat që do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme me përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit, kanë vrarë të paktën 60 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 2.760 të tjerë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit