Bombardimet në Siri kanë nisur në orët e para të mëngjesit në ditën e shtunë, të udhëhequra nga Amerika.Pas këtyre sulmeve ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në rrjetin social twitter ai ka shkruar se kjo është përgjigja e duhur kundër regjimit brutal të Assadit.“Më në fund një përgjigje e duhur ndaj një regjimi brutal.
Perëndimi duhet të mbetet plotësisht i bashkuar në këtë luftë”, ka shkruar Abdixhiku.Sulmet në Siri erdhën pas përdorimit të armëve kimike.