Reagon Arbana Xharra, e quan gënjeshtar Selmanajn

Mos i humb

Më herët deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se disa deputetë, duke vënë theksin të këshiltarja e Veselit, Arbana Xharra, po marrin pagë pa bërë asgjë.

Selmanaj tha se Xharra vazhdon të paguhet nga arka e shtetit edhe pse ka pesë muaj që ajo nuk ndodhet në Kosovë dhe nuk kryen funksionin e saj, transmeton gazetametro.net

Por, kësaj kritike të deputetit Selmanaj i është kundërpërgjigjur këshilltarja e Veselit, Arbana Xharra, nëpërmjet një statusi në Facebook.

Xharra ka hedhur poshtë kritikën e Selmanajt dhe ka thënë se është larguar nga Kosova ne fund të muajit shkurt dhe ka dhënë kontributin e saj si pjesë e Këshillit Organizativ. Ajo ka shtuar se, megjithatë, deri në kthimin e saj, ajo ka ndërprerë marrëdhënien e saj të punës si pjesë e ekipit të Kryeparlamentarit Veseli.

Xharra gjithashtu ka thënë se Selmanaj ka monitoruar për një kohë të gjatë Kuvendin dhe do të duhej t’i njihte disa procedura.

Shkrimi i saj në Facebook:

Sqarim për opinionin, jo për Dritonin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, sot më paska lakuar emrin në Kuvendin e Kosovës, kinse unë paguhem që pesë muaj nga Buxheti i Kosovës, në cilësinë e këshilltares së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Si pikë e parë, kjo është një gënjeshtër.

Unë jam larguar nga Kosova në fund të muajit shkurt. Kam qenë atje deri pas kremtimit të 10 vjetorit të pavarësisë, duke dhënë kontributin tim si pjesë e Këshillit Organizativ.

Përkundër largimit të përkohshëm, unë edhe gjatë qëndrimit në SHBA kam vazhduar punën në distancë, deri në përmbylljen e disa projekteve që më ishin besuar të merresha me to.

Por, deri në kthimin tim, unë tashmë e kam të ndërprerë marrëdhënien time të punës si pjesë e ekipit të Kryeparlamentarit Veseli, të cilit do t’i bashkohem sërish kur të kthehem!

Më vjen mirë që ky trillim i deputetit Selmanaj më shërbeu si shkas për të sqaruar pozicionin tim publikisht, megjithatë me vjen keq për të që më shumë po vërehet mosprezenca ime në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, se prezenca e tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Selmanaj e ka monitoruar një kohë të gjatë Kuvendin e Kosovës, si pjesë e LDK-së në prapaskenë, prandaj po dua të besoj se gjatë kësaj kohe i ka mësuar të paktën disa procedura që lehtësisht mund të çojnë deri te e vërteta.

Përndryshe, e inkurajoj jo vetëm deputetin Selmanaj, por edhe kolegët e tij, që të vazhdojnë të merren me mua./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit