Reagon Haradinaj ndaj ndalimit të kshilltarit të tij nga autoritetet e intelegjencës serbe

Mos i humb

Kshilltari i kryeministrit Haradinaj, Srdjan Jovanovic, është ndaluar nga autoritetet e sigurisë së intelegjencës serbe. Me këtë rast, ka reaguar kryeminitri Haradinaj, i cili përmes një postimi ka shprehur shqetësimin e tij për ndalimin e kshilltarit të tij.

Sipas tij, ky rast nuk është i vetmi dhe kjo shpreh qartë një agresion karshi qytetarëve të Kosovës. Ndërsa më tutje Haradinaj u ka bërë thirrje autoriteteve të Brukselit të reflektojnë dhe adresojnë sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinaj:

Shpreh shqetësimin për ndalimin e këshilltarit tim Srdjan Jovanovic nga autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës serbe. Ky ndalim, që nuk është i pari i kësaj natyre, edhe njëherë dëshmon qartë se metodat e frikësimit që përdoren nga autoritetet serbe, janë një shenjë agresioni, karshi qytetarëve të Kosovës.

Ju bëjmë thirrje autoriteteve të Brukselit zyrtar që të reflektojnë dhe adresojnë, sjelljen e autoriteteve serbe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ky agresion, nuk i ndihmon normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve tona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit