Reagon Haradinaj pas bojkotimit të Limajt bashkë me ministrat e tij në raportimin e Thaçit

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka idenë pse ministrat e Nismës Socialdemokrate bashkë me kreun e tyre zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj munguan në mbledhjen e Qeverisë, ku raportoi presidenti i vendit Hashim Thaçi, rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit i pyetur nëse ka qenë i njoftuar për këtë bojkot, theksoi se vendimi është marrë dje që kreu i shtetit të raportojë në Qeveri, prandaj nuk e din pse munguan, transmeton ksp.

“Nuk e di për besë se takimi është thirrur dje për sot, pra dje kemi marrë vendim. E pash që munguan disa ministra por ka raste kur mungojnë”, tha Haradinaj, shkruan periskopi. Madje, kreu i ekzekutivit shtoi se më shpesh rrinë mes vete ministrat e Nismës dhe PDK-së sesa me të.

“Nuk më ka thënë dikush diçka, po mendoj Sekretariati e bën ftesën, por s’kam pasur…Për besë iu kam thënë edhe një ditë ata komunikojnë shumë mirë mes veti dhe rrinë më shpesh mes veti se me mua”, u shpreh ai.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj bashkë me ministrat e partisë së tij, Skënder Reçica, Bajram Hasani dhe Shyqiri Bytyçi, munguan në mbledhjen e Qeverisë ku raportoi presidenti Hashim Thaçi rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen këtij procesi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit