Donald Trump është rikthyer të kritikojë sërish fuqitë e mëdha të Bashkimit Europian, në lidhje me shpenzimet që bëjnë për Organizatën Euro-Atlantike, NATO.
“Gjermania duhet të shpenzojë më shumë para për NATO-n. Spanja dhe Franca gjithashtu. Nuk është e drejtë ajo çfarë i kanë bërë Shteteve të Bashkuara”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër që në ditët e para shpenzimet për NATO-n, duke thënë se vendet anëtare duhet të japin kontributet e tyre të plota financiare.
Pavarësisht rritjes së raportuar nga krei i NATO-s, Jens Stoltenberg për vitin 2017, duket se presidenti amerikan është sërish i pakënaqur.
Sipas tij, rritja në vitin 2017 i atribuohet në pjesën më të madhe aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë dhe shqetësimeve për militantët islamikë.
Top Channel