Reçica: Koncept-dokumenti për reformën e pensioneve, do ta dërgojë përpara situatën në vend

Mos i humb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sa i përket reformës në sistemin pensional në Kosovë si dhe zbatimin e legjislacionit nga fusha e punës dhe mirëqenies sociale.

Me këtë rast, Ministri i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka deklaruar se ministria ka punuar në koncept-dokumentin për reformën e pensioneve, dokument ky siç tha ai se do t’i paraprijë situatës momentale socio-ekonomike.

“Angazhimet tona sa i përket reformës pensionale i kemi përceptuar me një dokument që do t’i paraprijë këtij konceptdokumenti. Është dokument i punuar mirë, ka kaluar në një situatë të ngjashme çfarë e kemi. Ky dokument i përshtatet më së miri rrethanave socio-ekonimike të cilat i kemi të pensionet dhe benificionet”, tha ministri Reçica.

Reçica, bëri të ditur se ministria ka propozuar disa shtylla se si të vazhdohet më tutje për të ardhmen e reformës pensionale dhe benificioneve.

“Bazuar në gjendjen aktuale dhe vështirësitë, Ministria e Punës ka konstatuar në mungesën e ligjit bazik që menaxhon pensionet për të gjitha kategorit, përfitimet e ulëta pensionale, vështirësitë në të drejtën pensionale, të drejtën aktuale. Nga e gjithë kjo ministria ka propozuar disa shtylla për të ardhmen siç janë fondet e kursimeve pensionale, dhe përfitimet vullnetare”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Reçica ka ftuar Kuvendin që të merr për bazë koncept-dokumentin e hartuar nga ministria, pasi siç tha ai ky dokument do ta dërgoj vendin përpara në gjendjen sociale e ekonomike.

“Kemi një situatë të re sa i përket sistemit të reformës së pensioneve, do të kemi kornizë ligjore sa i përket reformës. Ftoj Parlamentin që ta merr për bazë draft koncept-dokumentin që e kemi punuar sepse është dokumenti i vetëm që do të dërgoj pëpara situatën në vend”, tha Reçica.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit