Regjimi i Asadit dhe terroristët e YPG/PKK-së përleshen në veri të Sirisë

Mos i humb

Forcat lojale të Bashar al-Assadit janë përleshur në veri të Sirisë me terroristët e YPG/PKK-së.

Përleshja e armatosur ndodhi dje pasi forcat e regjimit të Asadit kryen sulm në post-bllokun kontrollues terrorist të YPG/PKK-së në Qamishli.

Një burim lokal, me kërkesë që të mos i zbulohet identiteti për arsye sigurie, tha se forcat e Asadit hapën zjarr ndaj terroristëve në kuartin Halkum afër aeroportit të Qamishlit.

Burimi i njëjtë tha se të dyja palët përdorën armë të lehta të zjarrit dhe se nuk ka pasur të vrarë tek asnjëra palë.

Në territorin që terroristët e YPG/PKK-së e mbajnë nën okupim në veri të Sirisë, është vërejtur intensifikim i pranisë ushtarake të Rusisë, që në mënyrë shtesë rrit tensionet në këtë rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit