Regjimi i Asadit vazhdon të godasë Gutën Lindore

Mos i humb

Regjimi i Bashar al-Asadit përkundër vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim humanitar në Siri, vazhdon të godasë Gutën Lindore. Në sulmet e kryera sot ndaj këtij qyteti kanë humbur jetën edhe 16 civilë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së merr vendim për “armëpushim humanitar” një mujor në Siri
Jaafari, “makina e gënjeshtrave” të Asadit, gënjen për Gutën Lindore
Regjimi i Asadit sulmon me armë kimike Gutën Lindore
Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha) në një deklaratë nëpërmjet llogarisë në rrjetin social njoftoi se si pasojë e sulmeve të nisura në orët e hershme të mëngjesit në qytezën Rihan jetën e kanë humbur 5 civilë, në qarkun Duma gjithsej 10 civilë nga dy familje dhe në sulmin me raketë hedhëse ndaj qarkut Haresta ka humbur jetën një civil.

Nëse shtohet edhe numri i 5 civilëve të cilët humbën jetën në sulmet e djeshme ndaj Gutës Lindore, numri i të vrarëve pas vendimit të KS-OKB-së për armëpushimin arriti në 21.

Në orët e mbrëmjes dje regjimi i Asadit kreu sulm me armë kimike me përmbajtje të gazit klorin në qytezën Shifonije, nga i cili ishin ndikuar 16 civilë.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Me këtë rezolutë kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët me qëllim për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit