Regjistrohet rritje e rasteve nga Covid-19 në Oman dhe Irak

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore në Oman dhe Irak kanë raportuar raste të reja të infektimeve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në Oman janë regjistruar 74 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.348. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Omanit, në këtë vend deri më tani janë shëruar 495 persona.

Në Irak, Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë Rajonale Kurde regjistroi pesë raste në Erbil dhe një në provincën Wasit. Me këto raste, numri i përgjithshëm në Irak është rritur në 2.008, duke përfshirë 92 vdekje dhe 1.346 të shëruar.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të gjithë botën, me SHBA dhe Evropën si zonat më të goditura.

Më shumë se 3.2 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me numrin e vdekjeve që tejkalojnë 228 mijë dhe mbi 983.500 të shëruar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit