Rekordi i turpit në parlamentin e Kosovës: 114 deputetë firmosin ditën e punës, veç 32 në sallë

Mos i humb

Parlamenti i Kosovës ka shënuar atë që mund të quhet rekordi i turpit:

Nga 114 deputetë që kanë nënshkruar ditën e punës, në sallë kanë qenë vetëm 32 sosh, ndërkaq prezent nuk ka figuruar asnjë ministër i qeverisë “Haradinaj”.

Këto shifra i ka dhënë Albert Krasniqi nga Instituti Demokrati i Kosovës që monitoron punën e Kuvendit.

“Aktualisht në sallën plenare të Kuvendit: ministra: 0, deputetë: 32, deputetë të nënshkruar në listë: 114”, shkruan Krasniqi.

Por duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që deputetët nënshkruhen si pjesëmarrës në punimet e Kuvendit sa për të marrë ditën e punës dhe më pas largohen nga salla ku shihen në vende të ndryshme me impenjime krejt të tjera. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit