Në 4 ditët e fundit të protestave antiqeveritare në Irak u vranë 11 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut pranë Kuvendit të Irakut u dhanë informacione në lidhje me ngjarjet gjatë datave 21-24 nëntor.
Krahas informacioneve se forcat e sigurisë përdorën përsëri forcë të çekuilibruar ndaj protestave u përcoll gjithashtu se një protestues humbi jetën në kryeqytetin Bagdad ndërsa 68 të tjerë mbetën të plagosur.
Në deklaratë bëhet e ditur se 7 protestues humbën jetën gjatë protestave në qytetin Zikar, që ndodhet në jug të vendit ndërsa u plagosën edhe 131 të tjerë, kurse në Basra humbën jetën 3 protestues dhe u plagosën 90 të tjerë.
Gjatë protestave kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimit publik në vend, që shpërthyen më 1 tetor, janë vrarë më shumë se 300 protestues dhe janë plagosur më shumë se 15 mijë të tjerë.